Policia ushtarake merr në ruajtje aeroportin e Rinasit

Në aeroportin e Rinasit kanë mberritur Forcat e Armatosura qe kane nisur dislokimin ne ruajtje te objektit.

Makinat e Policisë Ushtarake janë parë të hyjnë në Komandën Ajrore të Forcave të Armatosura, që ndodhet pranë Rinasit. Policia Ushtarake do të marrë kontrollin në perimetrin e jashtëm të aeroportit Kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcavet ë Armatosura do të jenë në perimetrin e sigurisë së aeroportit.

Xhaçka tha se kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit”, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes.

Loading...