Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar nga Vlora lidhur me deklaratën e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se do të ruajë aeroportin e Rinasit me ushtri.
Basha thotë se parakusht për largimin e krimit nga vendi është largimi i atij që e solli krimin në qeveri.
“Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme ndaj policia duhet të pranojë dështimin që kërkon ta mbulojë me ushtrinë” tha Basha.
Basha takoi strukturat e PD-së në Vlorë, të cilat po përgatiten për protestën kombëtare të opozitës me 13 prill në Tiranë.
Loading...