Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga meterologët, nesër nisin reshjet e para të dëborës në zonat malore.
Kjo vjeshtë nuk ishte tipike, lidhur me atë çfarë kemi kaluar vite më parë dhe nga nesër duket se temperaturat do të ulen.
Moti ka qenë në favorin tonë, duke na dhënë edhe më shumë mundësinë për të bërë banjo dielli.
Por fundi i tetorit shënon edhe uljen e temperaturave, sikundër shihen qartë edhe në tabelën përkatëse.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 22 °C
në vendet e ulëta: 13 / 22 °C
në vendet malore: 6 / 14 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.21) dhe nesër (e hënë, dt.22) era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.