Ish deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar në një shenim në facebook ne lidhje me situatën pas grabntiës spektakolare të 10 milionë eurove në Rinas.
Ai akuzon qeverinë se ndërkohë që, ‘grabiten miliona në Aeroport Kryeministri me ministrat vazhdojnë turizmin nëpër Europë’.
Turp, e kanë lene këtë vend në dorë të horrave që të bëjnë ç’të duan’, shkruan ai.
Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Shqipëria digjet kryeministri krihet e nuk kthehet, por vazhdon turizmin.
Nuk është parë dhe nuk është dëgjuar kurrë kjo.
Grabiten miliona në Aeroport Kryeministri me ministrat vazhdojnë turizmin nëpër Europë.
As qe e prishin terezinë hiç, që të kthehen e të marrin pergjegjësitë, që u rendojnë sa një mal.
Por i çojne habere dynjasë, si kuatje bretkocash moçali, me FB, cicërijne me Tëiter e paguajnë Fake lajme që të shtyjnë ymrin edhe ca sekonda.
Turp, e kanë lene këtë vend në dorë të horrave që të bëjnë ç’të duan.
Ndërsa këta vetëm agjitacion e propagandë bëjnë gjithë ditën se puna u ka thënë plaç me kohë.
Shqipërinë e kanë të fundit qejfin e tyre të parin.