Rama nga foltorja e Parlamentit: “Shqipëria i ka plotësuar kushtet për negociatat”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga foltorja e parlamentit se nga pikëpamja e unitetit politik për anëtarësimin e vendit në BE, Shqipëria është më mbrapa se në të shkuarën duke iu referuar situatës politike.

Në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet raporti për vitin 2018 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte për të dytën herë nga KE për Shqipërinë është edhe rikonfirmim i një të vërtete shumë të të thjeshtë, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim.

Hapja e negociatave është një vendim që merret nga KE-ja, që përbëhet prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtare bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare.

Nëse raporti i KE ndërtohet mbi kritere teknike duke verifikuar kryerjen detyrave, vendimmarrja i kalon kriteret teknike, subjektiviteti politik i vendeve ka rolin e tij. Jemi në kushtet kur nga brenda vendit u jepet forcave që janë kundër zgjerimit një ushqim kundër vendit.

Në funksion të pengimit të kësaj vendimmarrje dhe krijimit të aleancave që janë të vendosura kundër zgjerimit” tha Rama.

Loading...