Admir Murataj ishte një nga supergrabitësit më të njohur për drejtësinë shqiptare.
Ai ka kryer disa grabitje në Greqi dhe 4 grabitje bankash në Shqipëri.
Ditën e djeshme bashkëshortja e Muratajt dhe vëllai i tij konfirmuan në morgun e spitalit se trupi i vik.timës ishte Admir Murataj.
E ndërsa sot familjarët e Muratajt prej disa orësh po presin te dera e morgut në QSUT për të tërhequr trupin e tij.
Vëllai i Admirit, Cen Murataj dhe të afërm të tjerë do të marrin trupin nga morgu dhe do ta çojnë në Prezë.
Një ditë më parë Cen Murataj, vëllai i Admirit, u shpreh se edhe nëse Policia nuk do i gjejë shokët që lanë në rrugë Admirit, atëherë do t’i gjejnë vetë ata.
Ditën e djeshme vëllai i vik.timës Cen Murataj u shpreh:
Shokët që e lanë në rrugë do i gjejmë. Admiri, organizator u la në rrugë. E dinim se ishte organizator.
Do e shohim sa organizator është, ai është vegël. Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vr.itet.
Dimë që e hodhën shokët aty. Admiri s’ka qenë i dën.uar, ka qenë i dën.uar, ishte në kërkim, prej dy vitesh që nuk e kisha takuar. Po se gjeti policia do e gjejmë ne në mënyra të tjera.
Do i njohim shokët e tij, do i shohim ata që e kanë lënë në rrugë. Do interesohemi t’i gjejmë edhe ne. Të shohim sesa aorganizator është Admir Murataj, organizatori nuk vr.itet.”