Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për protestën e opozitës më 13 prill, ka thënë se ajo do të jetë më e madhja që Shqipëria ka parë ndonjëherë.
I pyetur nga gazetarja Beti Njuma për orarin e vonë, rreth orës 18:00 të pasdites së të shtunës, Berisha u shpreh se dita dhe nata do të jenë të popullit opozitar i cili do të vendosë, ndërsa ka ftuar kryeministrin Rama të qëndrojë në zyrë atë ditë.
‘Dita dhe nata janë të popullit opozitar. Do vendos populli opozitar.
Do jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria ndonjëherë. E ftoj kreun e qeverisë të qëndroj në zyrë atë ditë…’, përfundoi Sali Berisha.
Kujtojmë se Partia Demokratike se protesta e rradhës do të mbahet të shtunën më 13 prill, në orën 18:00, ndërkohë që është paralajmëruar për pjesmarrje masive të të gjitha strukturave.