Vlorë – Shkëmbi shkëputet nga mali dhe hyn brenda shtëpisë

Një masiv gurësh ka rrezikuar banesat dhe jetët e banorëve në zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës.

Banorët ndihen të frikësuar pasi, sipas tyre, çdo herë shkëputen nga mali masive shkëmbinjsh duke rrezikuar banesat dhe jetët e këtyre banorëve.

Arif Balilaj tregon momentet kur shkëmbi erdhi nga lart duke shkatërruar banesën e tij, por dhe bashkëshorten e cila ndodhej në shtëpi momentin kur masivi i shkëmbit u përplas në murin e shtëpisë.

Një tjetër banor, Zoto Resulaj u shpreh se pjesa e banesave lart ku ndodhen afer bypass-it janë më shumë të rrezikuara. Ai tregon dhe momentin kur dy masive gurësh të mëdhenj po vinin nga lart, shkruan TCh.

Prej disa kohësh kanë rinisur punimet për “bypass”-in e Vlorës, një rrugë e cila do të kaloje në kodrat mbi qytetin e Vlorës.

Por, punimet që po kryhen në Malin e Shashicës kanë sjellë probleme për banesat dhe qytetarët që jetojnë në kodrat e Ujit të Ftohtë, pasi pakujdesia e punonjësve te cilët hapin rrugën me fadroma ka bërë që masivë gurësh të shkëputen nga faqja e malit.

Loading...