Ish-ushtaraku Mithat Havari i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV ORA deklaroi se Policia duhet t’i kishte ndjekur deri në fund grabitësit dhe duhet t’i kishte asgjësuar ose me plum ose me gurë, ku i refrohet prangave.
Havari: Policia ka për detyrë në moment që dikton një makinë, duhet ti ndiqnin deri në fund.
Duhet të vazhdonin pas tyre në arrestim dhe ekzekutim. Me gurë me gurë, me plumb me plumb.
Pika më delikate është vrasja e Muratajt. Është goditur në distancë kanë qenë policët, nëse është goditur nga afër kanë qenë bashkëpunëtorët e tij.
Zheji: Ka një të dhënë që kur është Admir Murataj ka bërë një ndërhyrje, mund të jetë një tejtër person?
Havari: E përjashtoj sepse gruaja e ka identifikuar direkt. Këtu është ekspertiza mjeko ligjore që e ka identifikuar.