Këngëtari i njohur britanik Elton John, vizitoi këtë të enjte muzeun e Uffizi në Fierenze, të Italisë, ku u shfaq në karrocë me rrota.
“Një kapërcim në kavilje, nuk mund të më pengonte që të vizitoja një prej muzeve më të bukur në botë”, shkroi këngëtari 72-vjeçar në Instagram, ku publikoi edhe një fotografi.
Ai shihet i veshur me kostum sportiv dhe me atlete, ndërsa është fotografuar brenda muzeut.
Elton John shkoi në muze me familjen e tij, regjisorin kanadez David Furnish me të cilin është martuar qysh prej vitit 2014.
Çifti shoqërohej edhe nga dy fëmijët Zachary, 9 vjeç dhe Elijah, 6 vjeç.
Loading...