Ish-deputeti i LSI-së Flamur Çelaj: “Ato para të bankave janë para të shqiptarëve që i kanë depozituar nëpër banka”

Ish-deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj, thotë se grabitja e 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Çelaj tha se nëse do të ishin aplikuar masat e sigurisë kjo gjë nuk do të ndodhte.

Flamur Çelaj: Nuk dua të merrem me trupën e policisë dhe as Drejtorin e Policisë sepse policia e shtetit është akoma në dinamikën e hetimit.

Çdo diskutim është nonsens sepse gjërat do të dalin avash-avash.Cënimi i sigurisë kombëtare nuk fillon që nga hyrja në një perimetër të sigurisë së lartë që ishte fusha e aerodromit por edhe ato 10 milion euro të kombit më të varfër të Europës që ikën në drejtim të paditur.

Që këtu është prekur siguria kombëtare, ato para të bankave janë para të shqiptarëve që i kanë depozituar nëpër banka, pavarësisht se mund të jenë të siguruara kjo është çështje tjetër.

Është cënuar siguria kombëtare në të gjitha këndvështrimet. Aeroporti i Rinasit do të ishte i sigurtë sa ai i Tel Avivit, më i sigurti në botë, nëse do të ishin aplikuar standardet dhe skemat e sigurisë.Nuk mund të jetë axhami.

Loading...