Një pije me sheqer në ditë, rrit rrezikun për vdekjen nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Sipas studiuesve në universitetin e Harvard, konsumimi i një kanaçeje me pije me sheqer apo pije energjike, shton me 31% shanset për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.
Në të njëjtën kohë, rrit dhe mundësinë e vdekjes me 50% përfshi këtu edhe kancerin.
Ndërkohë përsa i përket pijeve dietike, studiuesit kanë dalë në përfunimin se duhet të konsumohen më shumë se 4 kanaçe.
Studimi është udhëhequr nga Vasanti Malik, një kërkues shkencor në Fakultetin e Shëndetit Publik, në departamentin e ushqimit.
Në studim u testuan 80.647 femra dhe 37.716 meshkuj, që nga 1986-2014-ën. Të gjithë pjesëmarrësit u pyetën për shëndetin e tyre çdo dy vite”, u shpreh ai.
Bazuar në rezultate, personat që konsumonin 2 ose më shumë pije me sheqer në ditë, kishin 21% më shumë shanse që të vdisnin para kohe. Ndërkohë 1-2 kanaçe në ditë rrisin shanset për vdekje të parakohshme me 14%.
Gjithashtu nga rezultatet e studimit, konsumimi i pijeve me sheqer rriste shanset për diabet dhe vdekje të parakohshme nga kanceri, si pasojë e çrregullimit të metabolizmit.