Shtatzënia e bashkëshortes së Vincent Cassel tashmë dihet nga të gjithë dhe modelja po përgatitet për të sjellë në jetë fëmijën e parë. Ndërsa për aktorin bëhet fjalë për fëmijën e tij të tretë, pas Deva dhe Leonie që Cassel ka me Monica Belluccin.
Të dy janë njohur në 2016 dhe verën e shkuar në Biarritz ata u bënë burrë e grua. Një dashuri shumë e madhe, që ka tejkaluar diferencën e moshës (ai 51 dhe ajo 21) dhe paragjykimit.
‘Mendova: Kam qenë i martuar, kam dy vajza, kam bërë atë që duhet të bëja, tani jam singel. Nuk e prisja të takoja dikë, por ndodhi. Ajo është shumë më e re nga ç’e imagjinoja’ kishte deklaruar ai në prag të martesës me Tinën, që ka bërë një kthesë të papritur në jetën e tij.
(BalkanWeb)