Punonjësitë e mirëmbajtjes në Gjirokastër kanë nisur punën për kujdesin dhe pastrimin e monumenteve të kulturës për sezonin e ri turistik. Gjithashtu këta punonjës kanë përfunduar dhe sistemimin e rrugës përgjatë monopatit që të çon në kalanë e Gjirokastrës.
Përfundimi i punimeve në rrugën që të çon në kala do bëjë që turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e gurtë të kenë kushte të denja për të shijuar bukuritë e këtij vendi.
Punonjësitë e DRKK kryen monitorimin dhe pastrimin e 3 monumenteve nga vegjetacioni. Ata kanë pastruar Urën e Hoshtevës, Urën e Glinës dhe Varrin Monumental të Jorgucatit, të cilat ishin mbuluar nga vegjetacioni, duke iu dhënë një pamje normale.
Shtimi i numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur ndjeshëm interesin edhe ndaj trashëgimisë kulturore të vendit. Ndaj dhe punimet për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës po kryhen kudo në vendin tonë, me qëllim mirëpritjen e turistëve në një mjedis të pastër. /a.a/j.p/