Sot 13 Prill ! Poshtë tradhëtarët, lavdi Kuvendit të Krahinës së Dukatit.

Në datën 13 prill 2011 u mblodh Bordi Drejtues i Kuvendit të Krahinës së Dukatit dhe në këtë Bord prej 25 anëtarësh nxorri kokën hapur tradhëtia e militantëve të sëmurë mavropartiakë që u bënë bashkë me konspiracion minjsh dhe akuzuan Liderin e Kuvendit të Krahinës së Dukatit së bashku me grupin e tij besnik ndaj kauzës së Kuvendit, për tradhëti dhe keqpërdorim të kauzës. Kjo akuzë erdhi si pasojë e refuzimit të grupit të Liderit të Kuvendit për të përdorur Kuvendin e Dukatit në interes të mavropartisë pseudosocialiste, si dhe nga këmbëngulja për të vazhduar përplasjen me qeverinë e mavropartisë pseudodemokratike e pseudoLsi-ste.

Në kushtet ku lidershipi i Kuvendit qëndroi me kokëfortësi dhe nuk pranoi të shiste kauzën mavropartitë neoenveriste u alarmuan duke kuptuar që Kuvendi i Dukatit paraqiste rrezik më të madh seç e kishin menduar dhe kështu mobilizuan minjitantët e tyre të ndyrë që hiqeshin si anëtarë të pastër të Kuvendit, për të sulmuar lidershipin besnik të Kuvendit.

Ky sulm u shfaq hapur në mbledhjen e 13 prillit 2011. Aty minjitantët që kishin arritur të depërtonin deri në Bord u ulën pranë njëri tjetrit si çakenj përballë luanit, sepse donin të gjenin forcë për të ngritur gishtin e shpifjes dhe për të kryer tradhëtinë.

Kur Lideri i Kuvendit këmbënguli të bojkotoheshin zgjedhjet siç ishte marrë vendim në 19 Qershor dhe të gjithë të linin krahët politikë e të vazhdonin luftën për 4 çështjet madhore të Kuvendit, minjitantët braktisën mbledhjen një e nga një sepse nuk kishin më argument për të vazhduar shpifjet e tyre dhe i vazhduan ato shpifje me thashetheme pas krahëve te të afërmit dhe të njohurit e tyre numri i të cilëve mjaftonte për të bërë masive shpifjen, gjë që solli shkatërrimin e mbështetjes popullore për Kuvendin e Krahinës së Dukatit.

Por lufta e Kuvendit të Krahinës së Dukatit kundër forcave regresive, për të drejtat e popullit të Krahinës së Dukatit dhe të Kombit Shqiptar, nuk pushoi e nuk pushon kurrë.
Do të vijë dita e llogarisë për 13 prillin e tradhëtisë.

Poshtë tradhëtarët
Lavdi Kuvendit të Krahinës së Dukatit.

Kuvendi i Dukatit

Facebook:https://www.facebook.com/kuvendiimadhidukatit

Loading...