Opozita protestojë sërish sot para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë në orën 18.00.
Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera ku qytetarët do të mblidhen para selisë së qeverisë në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën ‘Ismail Qemali’.
Veç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit.
Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar cdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik.