Arka me domate në protestë, hidhen me bojë drejt kryeministrisë

Incidentet që po shoqërojnë protestën e opozitës kanë nisur menjëherë pas grumbullimit të qytetarëve në bulevard.

Menjëherë pas grumbllimit të qytetarëve përballë godinës së qeverisë, grupe protestuesish kanë mbërritur aty me arka me domate.

Ato janë vendosur në tokë në bulevard dhe persona që thuhet se janë fermerë nga Lushnja, kanë nisur ti hedhin ato drejt kryeministrisë.

Drejt godinës qeveritare janë hedhur edhe bojë e zezë ndërsa në shenjë simbolike është derdhur edhe qumësht dhe prodhime bujqësore./lajmifundit.al

Loading...