Tensionohet situata ne protesten e opozites tek kryeministria.
Pas veprimeve te protestuesve qe kane hedhur shashka, kapsolla dhe boje e gure drejt kryeministrise dhe punonjesve te rendit, punonjesit e policise kane nisur te bejne thirrje per qetesi.
Kordoni i policise eshte care dhe protestuesit kane depertuar ne shkallet dhe tek dera e kryeministrise.
Me megafon perfaqesues te policise u kane drejtuar protestuesve edhe thirrjen e meposhtme:
Policia, thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës
Te nderuar qytetarë,
Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.
Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.
Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë
Të nderuar organizatorë të tubimit:
Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë