Sali Berisha: “Protesta e sotme i tregoi botës se shumica e shqiptarëve është në kryengritje paqësore”

Ish kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se protesta e sotme e opozitës i tregoi botës së shqiptarët janë në kryengritje.

Berisha shtoi se shqiptarët e çuan Ramën në shkretëtirë, i cili i ka ditët e numëruara.

“Edi Rama është në shkretëtirë. I ka kohërat e numëruara.

Protesta është në vazhdim, por sesi do vazhdojë ka një shtab që e organizon. Ishte një protestë e jashtëzakonshme.

Një cunam që e nisi Ramën në shkretëtira si zagar.

Protesta e opozitës e bëri kryebandën shtetëror, qeverinë të struket. E bëri kryeministrin t’ia mbathe. Sa herë që protestohet ikën ja mbath”, tha Berisha.

Sipas tij, pushteti është i qytetarëve!

“Qeveria po vazhdon zakonin e vet, po vjedh. Por shumë shpejt do ti vjellë ato që ka vjedhur.

Protesta e sotme u tregoi botës se shumica e shqiptarëve është në kryengritje paqësore. Është revolucion demokratik, me elementë të mos bindjes civile”, theksoi Berisha.

Loading...