Premiera e shfaqjes “Koktejl në Piano Bar”, rezultoi një sukses në skenën e Teatrit Petro Marko në Vlorë.
Shfaqja erdhi për publikun nën interpretimin e mrekullueshëm të treshes së famshme të parodistëve të Vlorës.
Mesazhet sociale dhe tema të mprehta sociale të kohëve që jetojmë, u përcollën në këtë shfaqje me këngë, humor dhe satirë nga mjeshtrat Agalliu, Hamo e Lika .
Bashkë me ta, këtë herë jo vetëm si këngëtare, shkëlqeu Ludmilla Baballëku, por edhe Viktor Tahiraj. Ndërsa risia në këtë premierë ishte përfshirja e veteranes së skenës vlonjate, Lavdie Bisha.
Loading...