43 – vjecari dhunon nënën,arr.estohet nga policia

Një 43-vjeçar është arrestuar sot në Fushë-Arrëz për veprën penale të dhunës në familje.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Vladimir Kola, i cili për motive ende të pazbardhura ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Ndërkohë eshte mësuar se ngjarje ka ndodhur në fshatin Fierz të Fushë-Arrëzit, ndërsa e moshuar V.Kola ka marrë hematoma në trup për shkak të goditjeve nga djali .

Grupi hetimor kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit.

Policia ka marrë në pyetje agresorin, i cili pritet të tregojë arsyet e vërteta të ushtrimit të dhunës.

Loading...