Një tjetër atraksion turistik i shtohet itinerarit më të ri të ”Rrugëve të besimit”. Vijon puna në Kishën e Shën Gjergjit, Libofshë, Fier.
Ky restaurim dhe rijetëzim i një tjetër pasurie kulturore vjen falë bashkëpunimit dhe mbështetjes financiare të dhënë nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Aktualisht në këtë objekt është duke u zbatuar projekti restaurues i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Durrës.
Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të monumentit.
Kisha e Shën Gjergjit, monument kulture i kategorisë I, mbart vlera të rralla historike dhe shpirtërore për banorët e zonës së Libofshës. /atsh