Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: B. S, 30 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen K.M, 25 vjeçe, banuese në Vlorë, duke i shkaktuar frikë shtetases në fjalë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekia” neni 121/a i Kodit Penal.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: A. O, 50 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në rrugën pranë tregut të madh pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” neni 291 i Kodit Penal.
Loading...