Në kuadër të 18 Prillit, “Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve &Siteve Arkeologjike”, Drkk Vlore, nisi javën e veprimtarive kushtuar kësaj dite.
Sot, në Kalanë e Kaninës, me nxënësit e shkollës 9 vjeçare ” Rrapo Hasimi” të Kaninës u zhvillua një aktivitet i posaçëm ku u fol për rëndësinë e kësaj dite në shërbim të formimit dhe edukimit të nxënësve.
Aktiviteti u shoqërua edhe me veprimtari të lira, me lojna e piknik në natyrë, në mjediset tepër interessnte që ofron Kalaja e Kaninës, një nga asetet e rëndësishme me karakter historik, kulturor e turistik që menaxhon Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë.
Loading...