88.8 miliardë lekë investimet publike gjatë vitit 2019

Investimet Publike për vitin 2019 janë planifikuar në masën 5,1% e PBB ose 88.8 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe mbështetjen për sektorin e energjisë 3 miliardë lekë).

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shpjegoi sot në komisionin e Ekonomisë se, në planifikimin e investimeve për vitin 2019 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm.

“Mirëmbajtja e rrjetit kombëtar të rrugëve me një kombinim të financim nga buxheti i shtetit dhe atyre të huaj ashtu, si edhe në vitin 2018 dhe në vitin 2019 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim. Në bashkëpunim me projektin e BB për mirëmbajtjen e rrugëve do të ofrojmë mbështetje financiare për këtë sektor si asnjëherë më parë, që kap shifrën e gati 4.4 miliardë lekëve”, – tha Ahmetaj.ATSH

Loading...