Vlorë/ Organizohet konferenca “Çezari dhe Pompeu, kur fatet e botës u vendosën në Shqipëri”

Në kuadër të aktiviteteve “Rikthim në Vlorë, udhëtim në memorien e qytetit”, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme Italiane, u organizua konferenca “Çezari dhe Pompeu, kur fatet e botës u vendosën në Shqipëri”.
Ky aktivitet i organizuar nga Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me fokus luftën midis Çezarit dhe Pompeut në territorin shqiptar, ku pati dhe ndërhyrje nga specialistë të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Vlorë, të cilët u fokusuan mbi zbulimet e reja në parkun arkeologjik të Orikut, qytet i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në periudhën që u zhvilluan këto ngjarje historike.ATSH

 

Loading...