Të mërkurën, në Gjykatën e Vlorës do të jetë gjyqi ndaj autorit të masakrës së Selenicës

Të mërkurën, në Gjykatën e Vlorës do të jetë gjyqi ndaj autorit të masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili është vrasësi i tetë kushërinjve të tij, në 10 Gusht të vitit të kaluar, midis tyre një fëmijë tetë vjeç dhe një adoleshente.

Në çastin kur u arrestua, ai tha se i urrente ngaqë e quanin hajdut pulash.

Me gjasë, disa nga dëshmitarët e masakrës së Selenicës do të mungojnë në sallën e gjyqit, pasi janë larguar nga fshati i tyre, por edhe nga Shqipëria.

Por sipas prokurorit Saimir Smaka, mungesa e tyre nuk do të pengojë zhvillimin e gjyqit, pasi do të merren për bazë deklaratat para grupit hetimor.

Seanca e tretë ndaj të frikshmit Zykaj vjen pas dy seancave paraprake, ku autori i masakrës nuk ka qenë i pranishëm.

Të mërkurën, gjyqtari Ervin Trashi do të dëgjojë ata dëshmitarë që kanë mbetur në Resulaj të Selenicës, ose deklaratat në policia.

Zyka qëndron në dhomat e izolimit në Policinë e Vlorës. Ai nuk flet me askënd dhe askush nuk ka shkuar ta takojë.

Policët që kanë mundur ta shikojnë nga afër, tregojnë se Zykaj shfaqet si një qenie jo e zakonshme. As qesh e as qan, por me një pamje psikopati të frikshme. /Abcnews.al

Loading...