Autori i ngjarjes së Selenicës ‘braktiset’ nga avokati

Ka dalë sot para trupës gjykuese Ritvan Zykaj, autor i masakrës së Selenicës ku mbetën të vrarë 8 persona.

Që pas seancës së sotme, Zykaj do të mbrohet nga një tjetër avokat pasi avokati i mëparshëm nuk paraqitej në seancat gjyqësore ndaj të pandehurit.

Në gusht të vitit të kaluar ai vrau me armë zjarri 8 persona në Selenicë të Vlorës. Kujtojmë se mes viktimave ishin dhe dy të mitur, ndërsa viktimat ishin të afërm të autorit.

Ai vrau vëllain e gjyshit, bashkëshorten e tij, dy djemtë e çiftit dhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe.

Sherri, siç mësohet nga hetuesit, nisi pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën me të cilën kreu aktin makabër

Loading...