Vëllai i Muratajt: “Admiri ishte zemërluan, si u kthye nga mësues në autor të ngjarjes në Rinas”

Can Murataj, vëllai i Admirit, në një rrëfim për gazetarët, tregon jetën e panjohur të Admirit, nga shkolla për pedagogji, puna si mësues, emigrimi në Greqi ku punoi si murator profesionist dhe deri tek devijimi në vitin 2014, kur sipas tij pësoi çekuilibrime dhe iu fut botës së krimit përmes grabitjeve.

Thotë se është munduar të ruajë qetësinë përballë faktit që vëllai i tij u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa u hodh në rrugë sipas tij nga bashkëpunëtorët në grabitje.

Policia e ka survejuar familjen e tij prej vitit 2017, tregon ai, ndërsa pasuria e vetme e Admirit sipas tij, është vetmë një vilë në Prezë, ku ai dha edhe intervistën për mediat.

Para gazetarëve, Can Murataj thotë se ka qenë gjithmonë transparent me policinë, por thekson se: Bashkëpunëtor nuk do të quhet kurrë. “Qajmë halle, por bashkëpunëtor s’bëhem kurrrë. Në gjykatë bashkëpunëtorët e tij kanë përmendur emrat, Adi, ose malësori”, thotë ai.

Vëllai tjetër i tij është në burg i dënuar për grabitjet, por Can Murataj thotë se atë ditë Aleksandri ka qenë në operacion tek dentisti dhe se është arrestuar vetëm për tu shfrytëzuar si person që mund të çonte drejtësinë tek Admiri.

Can Murataj tregon se Admiri ka studiuar për pedagogji, “ka qenë mësues, më tej iku nga mësuesia dhe mori gruan e tij dhe fëmijët në Greqi. Punoi atje murator, por pasi disa vitesh u rikthye i zhgënjyer nga jeta atje. Iku nga mësues mori nusen iku në Greqi. I thash: Vëllai ik nga Greqia është Evropa e madhe! Të jeni të bindur tek zoti, ka filluar punën në Greqi murator, mori një magazinë supermarket për mirëmbajtje. I ka ndërruar emrat për motive përfitimi. Po nuk ishe Thanasi në Greqi nuk tu hapnin duart. Më erdhi më tha Greqia ka marrë fund, ka rënë 16 kile në peshë, nuk e kanë njohur si njeri. Në 2014-ën ju kthye grabitjeve në shuma të mëdha. Del ajo pangopja sikur Admir Murataj”, thotë ai.

Ai tregon më tej se nuk e ka kuptuar kurrë përse vëllai i tij iu fut botës së paligjshme të grabitjeve. Thotë se vetë ai nuk ka përfituar asnjë para prej lekëve të grabitura.

“Kam ngrënë kam pirë me të. Kurrë në jetën time, nuk kam përfituar një 50 cent nga ana familjare, çdo familje është në jetën e tij, ka aktivitetin e tij. Kurse ne kemi dhe zakon barra e vëllait më ra mua do ta heq dhe jam ballëlartë”, rrëfen Can Murataj.

Por mbi të gjitha, për të Admirim mbetet vëllai më i mirë.

“Saç peshonte trupi kishte zemrën. Për mua është vëllai më i mirë që mund të jetë. Për mua nuk vjen më, iku. Ka qenë për familjen shoqërinë miqtë, njerëzit, kurrë në jetën time nuk mund të bëhem më i mirë se Admiri, as për familjen time”, përfundon ai.

Gruaja e Admir Muratajt jeton në Tiranë me fëmijët.

Pjese nga intervista e zbardhur nga “Shqiptarja”:

A mendoni se shteti, policia po ju persekuton si familje, pakënaqësitë tuaja?

Unë flas gjithmonë për hetimet, që i kam ndjekur. Kam qenë person në hetim vetë, kam qenë në dijeni të dosjes, kam parë të gjitha seancat e grupit të parë, asnjëherë nuk kam parë një akuzë. E tashmja është shumë e vështirë, Po shohim një vëlla që flasin të gjithë njerëzit, e vranë, e hodhën, jam munduar që të mbaj qetësi. Te policia kam kërkuar sqarim që në 14 shkurt 2017. Kam qenë transparent që në ditën e parë. E keni parë edhe te servisi që nëse ka një detaj grabitjeje, po pati ligj me varje në Shqipëri, duhet ta meritoj unë i pari. Kam pritur nga hetimet, kanë hapur kasafortat kanë marrë 100 dollarë, kemi shkuar në polici për të dhënë sqarime dhe pas një kohe, u arrestua edhe vëllai tjetër, i dyshuar për grabitje. Kjo vila është shkaku i arrestimit të tij, është kapur duke pirë cigare me Admir Murataj, dhe policia ka ngritur akuzën për grabitje. U kam kërkuar sqarim prokurorëve. Vëllai im është peng për Admirin, ky vdiq. Ai është marrë peng për Adin, tani shohim për drejtësinë. Është parë një kamer 3 minuta. Aleksandër ka qenë në operacion. 12 vite e 8 muaj, as nuk e mendonte askush që ky do ishte vendimi për të.

Sot jemi pas një historie që nis për herë të parë nga 2015, që policia dhe prokuroria ia faturon Admir Murataj. Kush ishte Admir Murataj, për opinionin publik?

Ai është vëllai më i mirë që mund të jetë, historia do mbetet. Ai ka qenë për familjen, për miqtë, më i i miri. Unë kurrë nuk mund të bëhem më i mirë se ai.

A kishte familja dijeni për aktivitetin e Admirit, pasi gjithë pasojat vijnë prej tij. Çfarë bënte ai në Greqi dhe Shqipëri.

Kur kemi marrë rrugën e emigracionit “unë i thosha vëllaçko si mund të jesh kaq punëtor”, se unë nuk e bëja punën e tij. E kam gjetur në shtëpi me kushte të tmerrshme, që pikonte çatia, “i thoja ik nga Greqia, është Europa e madhe”. Admir Murataj, të jeni të bindur tek Zoti, ka filluar punën murator në Greqi. Ngaqë ishte shumë profesionist, mori një supermarket për mirëmbajtje. Pastaj, se si erdhi çekulibrimi, nuk e di, kam qenë në Belgjikë.

Kanë qenë autoritetet greke që e kanë dyshuar dhe hetuar për grabitje bandash, një histori që do të rikthehej më pas në Shqipëri. Në këto vite, kur e keni mësuar për herë të parë për këtë çekuilibrim?

Unë e kam mësuar çekuilibrimin e tij familjar, rreth vitit 2014. Ai ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë “vëllaçko, Greqia për mua ka marrë fund”. Ai është bastarduar nga 15 ditë hetimi, ka rënë rreth 16 kile nga pesha, nuk e kanë njohur familjarët. Aty ka filluar historia, ka ardhur në Shqipëri, ka pasur një jetë shumë normale, shumë korrekt.

Cilat janë identitetet e Admir Murataj, se flitet që ka pasur shumë emra?

Mbi 20 identiteti i kam kaluar unë, ka qenë për të marrë asistencë në Europë. Ka qenë për motive përfitimi.

Keni marrë ndonjë informacion nga Policia, jeni thirrur në Prokurori?

Deri në këto momente, ka qenë në emision që e kam marrë vesh që Admir Murataj është vrarë. Në orën 6 të mëngjesit kam shkuar në polici. U thashë që nëse doni ta identifikoni, e njoh unë, s’ka nevojë për ADN. Nuk kemi punë me gjurmët e bashkëpunëtorëve, i gjen policia.

Në këto 2 vite që ka qenë në kërkim, ku qëndronte Admiri?

Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, nuk është shkëputur nga Tirana. Admiri ka qenë në 2015, ne e dëgjonim emrin e tij kur ishte në gjykatë ose në TV. S’kemi pasur asnjë telefonatë. Ka qenë hije gjatë gjithë kësaj kohe.

A njihni shoqërinë e Admirit?

Kurrë s’kemi pasur kontakte me shoqërinë e Admirit.

Kishe dyshime se si ndodhi ngjarja, a keni marrë ndonjë informacion se me kë ka qenë?

Jo nuk kam asnjë informacion.

Kanë kaluar disa ditë, më shumë se 2 vjet në hije, një person të 2014 kishte filluar një deformim, përse u rikthye Admir Murataj grabitjes, përse i duheshin paratë?

Kjo është ajo që më shqetëson më shumë. E kam biseduar edhe me policinë, gjithmonë flitet për 2-7 mln, por kurrë në jetën time nuk kemi pasur asnjë cen nga ana familjare. Ne e kemi zakon, barra e vëllait më bien mua. Është disa miliona shtëpia, këtu del ajo pangopja.

A jeni gati të bashkëpunoni për emrat e bashkëpunëtorë?

Ne nga ky moment, sot ka qenë një ditë pushimi. Nuk kemi pasur kohë që të mendojmë as ish-shokun dhe as ish- grabitësin. Unë jam nga 14 prill 2017 deri sot, i kam thënë në polici dhe do t’i them. Me policinë do t’i qajmë hallet. Kemi pasur hall të përcjellim vëllanë tonë.

Sekuestro e prokurorisë?

Asnjëherë nuk e kam kthyer kokën mbrapsht. Kam pasur prona pa asnjë element krimi, ca është dashur për ta justifikuar, e kam dërguar në polici. Nuk e kthej kokën pas te sekuestrimi. Nëse e duan për bujë, ose se po e bëjnë se duan të tregojnë se po punojmë. Nuk jam bashkëpunëtor i prokurorisë kurrë. Qajmë hallet, por jo bashkëpunëtor.

Keni ndjekur shumë seanca gjyqësore, Admir Murataj ka marrë ndonjëherë para vetëm, apo i ka ndarë me të tjerët.

Unë di aq sa kam nga polica, prokuroria dhe bashkëpunëtorët e policisë. Bashkëpunëtorët kanë dorëzuar disa lekë. Nuk jam specialist i fushës, por bashkëpunëtorët kanë përmendur emrin “Adi ose malësori, na e ka prezantuar një shoku jonë”.

Admir Murataj, ka prona llogari bankare?

Koha do ta vërtetoj, kjo shtëpi është shtëpia që mund të jetë pronë e vetme e Admir Murataj.

Admir Murataj, pasionet e tij?

Pasionet e Adi janë të pijë dy tre shishe verë, të ecë malit. Pasioni im janë makinat. 10 do marrë prokuroria, unë do marr 10 të tjera dhe do i ndërroj. Nuk mund t’i thuash aq ushtar i përgatitur, as qitës i përgatitur. Mund t’i thuash zemër luan, as ushtrinë nuk e ka pasur mbaruar.

Loading...