Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për 37 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të opozitës së bashkuar të 13 prillit, i mbajtur para godinës së kryeministrisë.
Konkretisht është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për tre protestues, ndërsa në dy prej tyre është caktuar masa “arrest shtëpie”. Gjithashtu togat e zeza dhanë masën detyrim paraqitje edhe për 32 të arrestuarit e tjerë.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se ky vendim është politik.
Sipas tij, Edi Rama po vijon t’i vendosë tjetër damkë vendit dhe kjo është “burgosja politike”.
Gjithashtu Bardhi pohoi se qytetarët nuk ushtruan asnjë akt dhune në protestë, ndërsa masat e sotme shtoi ai, janë vendim i radhës i kryeministri ndaj qytetarëve që janë mbështetës të opozitës dhe kundërshtarë të pushtetit.
“Qytetarët nuk kanë kryer asnjë akt dhune gjatë protestës. Asnjëri prej 40 të arrestuarve nuk ka kryer asnjë akt dhune. Prokuroria edhe sot shërbeu si vegël, sepse nuk ka asnjë provë. Ata janë të burgosur politikë. Edi Rama po i vendosë një tjetër damkë Shqipërisë dhe po bën çdo gjë për të mbajtur pushtetin kriminal. Protestuesit kanë qenë në protesta paqësore. Dhuna do t’i kthehet mbrapsht. Janë mbi 200 qytetarë që shoqërohen, janë mbi 10 të burgosur që mbahen në burg me urdhër të Edi Ramës”, tha ai.