Humb jetën lojtari i Real Madrid

Problemet mesa duket nuk paskan fund këtë sezon për klubin e Realit të Madridit, por ky i fundit teje serioz. Një fubtollist i moshave të klubit ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për 14 vjeçarin Toribio Rodríguez Mendoza nga Peruja. Ky i fundit ka humbur jetën, pas një aksidenti të shkaktuar me autobusin me të cilin po udhëtonin.

Lajmi u bë i ditur nga klubi madrilen, i cili me anë të një njoftimi shpreh keqardhjen për ngjarjen e ndodhur.

“Real Madrid me keqardhje njofton vdekjen e lojtarit 14 vjeçar Toribio Rodríguez Mendoza nga Peruja pas një aksidenti të shkaktuar me autobusin me të cilin po udhëtonin”, thuhet në njoftimin e klubit./Shqipëriaime (G.B)

Loading...