Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha sonte se kriza është kushtetuese dhe e thellë, duke kujtuar edhe faktin se kjo krizë, rrënjët i ka në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
“Kriza është kushtetuese dhe e thellë. Rrënjët i ka të hershme dhe burojnë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe vazhdojnë me ndryshimet kushtetuese të para 2 viteve”, – deklaroi z.Meta sonte duke folur në RTSH.
Sipas tij, kriza aktuale kushtetuese dhe e thellë.
Po ashtu z.Meta vlerëson se nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut midis mazhorancës dhe opozitës.
“Mungesa e gjykatës kushtetuese funksionale dhe paraliza në tërësi e sistemit gjyqësor do të shohim se kriza është më e thellë, fillon që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, – evidenton kryetari i shtetit dhe shton:
“Aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize në tërësinë e saj që është ashpërsuar në këto dy vite dhe sidomos në dy muajt e fundit pas këtij akti të opozitës”.