Një 34-vjeçar shqiptar është prangosur në Itali, pasi akuzohet për dhunë ndaj gruas. Shqiptari me inicialet J.S., keqtrajtonte gruan e tij 26-vjeçare.
Ai i kërkonte bashkëshortes së tij që t’i përmbahej rregullave kanunore, të mos ulej në tavolinë me njerëzit e saj, dhe t’i dorëzonte pagën mujore.
Mediat italiane raportojnë se dhuna që ai ushtronte ndaj të shoqes ishte brutale, ndërsa në një rast thuhet se ai e ka goditur atë me një dru në fytyrë, duke i thyer dhëmbët e përparmë.
Kur gruaja, pas dhunës së vazhdueshme i kishte kërkuar atij divorcin, 34-vjeçari e kishte ulur në një karrige, duke i lidhur këmbët dhe duart, ndërsa në gojë i kishte futur një çorape në mënyrë që ajo mos bërtiste.
Më pas i kishte prerë pëllëmbën e dorës me thikë, duke e kërcënuar të shkonte edhe më tej.
Ka qenë 26-vjeçarja ajo e cila e ka denoncuar dhunën e vazhdueshme të bashkëshortit në polici.
Nga ana e policisë është marrë masa e menjëhershme, duke e çuar 34-vjeçarin në qeli.