Rudina Magjistari flet për vajzën Mia: “Në atë moment je njeriu më krenar më botë, gjithcka harrohet dhe ndjen vetëm lumturi”

Rudina Magjistari rrallëherë flet për vajzën e saj të vogël Mia, por kur e bën, mundohet të sjellë momentet më speciale që kalon me të dhe ndjesitë më të veçanta.

Sot teksa kishte të ftuar ish-Miss Shqipërinë, Egla Harxhi për të folur për jetën e saj si nënë, Rudina ndau një nga momentet më të veçanta me publikun, atë të lindjes së Mias.

Pasi Egla tha se vuajti shumë gjatë lindjes, një proces që zgjati plot 4 ditë, Rudina ndërhyri për të thënë se gjithçka harrohet kur merr në krahë fëmijën tënd.

“Është një ndjesi triumfi e jashtëzokonshme. Në atë moment je njeriu më krenar më botë, gjithcka harrohet dhe ndjen vetëm lumturi”,

Moderatorja e njohur shqiptare e cila më parë ka treguar se nuk dëshiron që vajza e saj të rritet me një dado, ka treguar se ajo dhe bashkëshorti sportist Xhavit Bajrami, janë gjithnjë prezent në momentet e Mias, e cila është 3 vjeçe.

Loading...