Prodhimi në peshkim shënon rritje me 17% krahasuar me 2017

Gjatë vitit 2018 prodhimi nga sektori i peshkimit shënoi rritje të ndjeshme, krahasuar me vite më parë.

Instituti i Statistikave bëri të ditur sot se, zënia e peshkut gjatë vitit 2018 arriti në 14.875 tonë, duke shënuar një rritje me rreth 17% krahasuar me vitin 2017.

Ndërkohë që eksportet nga sektori i peshkimit kanë njohur rritjen më të madhe në 5 vitet e fundit. INSTAT bën të ditur se, eksportet janë 4-fishuar krahasuar me vitin 2013, ndërkohë që vitin e fundit janë rritur me 40%

Reforma në sektorin e peshkimit, lehtësimi i politikave fiskale adresuar këtij sektori, si dhe përmirësimi i bazës ligjore lehtësoi veprimtarinë e biznesit të peshkimit dhe rriti ndjeshëm prodhimin nga ky sektor me ndikim në rritjen e të ardhurave dhe punësimin.

Ndërkohë që skemat e subvencionimit po financojnë peshkatarët dhe bizneset e akuakulturës për nxitjen e aktivitetit, ndërkohë që peshkatarët përfitojnë naftë pa akcizë.

Flota e peshkimit në Shqipëri numëron rreth 450 anije, shumica të regjistruara në Durrës, por investimet në anijet e peshkimit po shtohen më së shumti edhe në Vlorë, Shëngjin e Sarandë, pasi mundësitë për rritjen e kapaciteteve përpunuese në këto portet e peshkimit është në zhvillim.

Sipas INSTAT, aktualisht 37% përfaqëson peshkimi detar ndaj prodhimit total të peshkut, (akuakultura). /atsh

Loading...