Artan Hoxha flet për grabitjen në Rinas: “Ka ndodhur një përplasje mes policisë dhe grabitësve”

Gazetari Artan Hoxha ka treguar së fundmi në grabitjen e Rinasit ka ndodhur një përplasje mes policisë dhe grabitësve.

Ai ka treguar se grabitësit kanë hedhur në drejtim të policisë dhe një gran.atë.

Tiranë- Për grabitjen e 10 milionë euro në Rinas, gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja për momentin e përplasjes me policisë dhe grabitësve.

Sipas gazetarit autorët kanë hedhur dhe një predhë duke bërë të vështirë ndjekjen e tyre nga ana e policisë.

Për Muratajn, Hoxha në “Repolitix” në “Report Tv” është shprehur që nëse nuk s’do kishte maskë, forca e granatë do i kishte hapur kafkën.

Pas ngjarjes së ndodhur në vitin 2016 janë marrë një sërë masash. Për këtë arsye në momentin e ngjarjes patrulla ka qenë në lëvizje. Për këtë arsye policia ka arritur të shkojë aq shpejt në vendin e ngjarjes. Furgoni i policisë ka ardhur dhe i ka gjetur grabitësit në vend. Të parët kanë hapur zjarr grabitësit, pasi nuk e prisnin që në vendngjarje të shkonte policia.

Një nga autorët ka hedhur granatë e cila ka shpër.thyer duke penguar avancimin e policisë. Kjo skuadër ka hasur në rezistencë sepse nuk e dinte me kë kishte të bënte. Autorët kishin kalla.shnikovë, ar.më frontale dhe granata.

Murataj duket që është ulur në pjesën e pasagjerit. Nëse nuk do të kishte pasur maskën, goditja do i kishte hapur kafkën. Ka pasur vetëm dëmtime dhe hemoragji. Fytyra e tij ka qenë e dëmtuar dhe për këtë arsye ishte e vështirë të njihej. Nuk është verifikuar ende nëse Murataj është vr.arë nga policia apo jo.

Loading...