Sot ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për ngarkesën e fundit prej 91 kg kokainë e paketuar në 76 paketa dhe që në treg do arrinte vlerën e rreth 10.3 milionë eurove shumica e të cilës do të pritej në Shqipëri.
“Importi i sasive të tilla të kokainës, nuk bëhet pa garanci shtetërore”, shkruan Manjani mes të tjerave.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Droga vazhdon…
Nga 3 kontenierë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan patur destinacion Durrësin.
Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen megjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend…
Ndërkohë qeveria thotë: “ska drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.
“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.
Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam…“