Zjarri ka shkaktuar panik te punonjësit që kanë dalë me shpejtësi nga ambientet e hotelit, por edhe te banorët e zonës në lagjen nr. 4. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Një hotel është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Sarandë. Zjarri ka rënë në papafingon e hotelit ‘Epirus’ rreth orës 07:00, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
Zjarri ka shkaktuar panik te punonjësit që kanë dalë me shpejtësi nga ambientet e hotelit, por edhe te banorët e zonës në lagjen nr. 4. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Report Tv siguron pamjet e momentit kur hoteli është i përfshirë nga flakët, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.