Në një kohë kur opozita e re në Kuvend ka krijuar këtë të enjte dy grupe parlamentare, përkatësisht njëri grup është krijuar nga deputetët e rinj të Partisë Demokratike ndërsa grupi tjetër nga ata të LSI-së, ish-kryeministri Berisha ka bërë një paralajmërim të ashpër ndaj tyre.
Duke folur për qëndrimin e deputetes Rudina Hjadari, Berisha deklaroi në Abc Neës se dikush që bën një veprim të, ka bërë një zgjedhje dhe për të do të marrë pasojat.
“Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në parlament. Ekziston një statut që nxjerr jashtë partie ata që nuk zbatojnë një vendim madhor partisë.
Por për veprimin e Rudina Hajdarit, një koment kishte ish-kryeministri Sali Berisha.
Po ashtu Berisha ka folur dhe për mënyrën se si përballon gazin në protesta. “Në betejë do ndash fatin me bashkëluftëtarin. Do luftojmë aty bashkë, si t’ju them unë rrini ju në gaz se unë nuk e duroj dot, do ta duroj njësoj si ata. Do ta duroj dhe do fitojmë”.
Sa ju përket aludimeve nëse opozita ka indicia për të hyrë në dialogime me qeverinë Berisha theksoi se nuk është hedhur asnjë hap nga ana e saj.
Kujtojmë se në fillim të seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi bëri me dije se deputetët e rinj të Partisë Demokratike do të kenë si kryetare grupi Rudina Hajdarin. Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur “Të Pavarur” grupin parlamentar, i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj.