Patëllxhanë imam bajalldi

Përbërësit për 4-5 persona:

1 kg patëllxhanë
6-7 kokrra qepë
disa domate
2 kokrra hudhra
kripë
piper
majdanoz

Per te pregatitur Patëllxhanë të mbushur veprohet ne kete menyre: Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët.

Priten për së gjati në pjesën e sipërme deri në mes të tulit.

Ndërkohë, ne nje tenxhere me pak vaj skuqet qepa e grire , shtohen domatet e qeruare dhe te prera ne copa te vogla:vazhdon kaurdisja në zjarr të ngadaltë në mënyrë që qepa të zbutet.

Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull.Patëllxhanet rreshtohen në tavë hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur.

Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë të nxehtë.

Loading...