Është identifikuar njëri nga grabitësit e super grabitjes të ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit ku u morën miliona euro.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se bëhet fjalë për një ish-komando të Frocave të Armatosura, për të cilin policia po punon për kapjen e tij.
Gjithashtu mësohet se një tjetër prej grabitësve është afër identifikimit.
Kujtojmë se në këtë ngjarje mbeti i vrarë Admir Murataj që dyshohet se ishte koka e grupit.
Ndërsa polciia ka pohuar se ka gjetur prova në automjetin e përdorur nga grabitësit
Loading...