Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Broni të Italisë.
Një 28-vjeçare shqiptare, nënë e dy fëmijëve është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj në rrugën “Montegrappa”.
Raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, ku nuk dihen arsyet se përse e ka bërë një veprim të tillë.
Sipas disa dëshmive të fqinjëve, mendohet se nëna e dy fëmijëve kishte probleme shëndetësore.
Identiteti i saj ende nuk është bërë me dije.
Loading...