Banka e pare ne Shqiperi u themelua ne vitin 1831, ne qytetin e Vlores, ne lagjen Muradie.
Merita e hapjes se saj eshte e familjes Bezhani. Kjo familje me origjine nga Lekli i Tepelenes, u instalua ne kete qytet ne fillim te shekullit XVIII.
Ardhja ne Vlore edhe e shume familjeve te tjera nga Berati e Gjirokastra, krijuan nje mendesi me tregtare qe vlonjatet nuk e kishin. Mbi bazen e kesaj pervoje, u krijuan premisat e nxjerrjes se kartmonedhes.
Ne vitet 1923 – 1924, Bashkine e Vlores e drejtonte Qazim Kokoshi. Stafi i tij, me financier e ekonomist shume te zote, i propozuan atij te firmoste per nxjerrjen e kartemonedhes.
Qazim Kokoshi , firmetar i Pavaresise dhe i Luftes se Vlores me 1920, me 11. Maj. 1924, firmos edhe ne linjen financiare . Ai behet keshtu, personi i pare qe nxori kartmonedhen, parane e Bashkise se Vlores.
Ne kartmonedhe shkruhet : ” Sigurohet me pasurin’ e pa tundshme te Bashkise “.
Prerja e kesaj kartmonedhe vazhdoi edhe me vone, kur ne krye te Bashkise, me 1925, u zgjodh Nuredin Vlora.
Banka e shtetit u themelua me 1925. Kartmonedhen.e saj ajo e nxori ne qarkullim ne shkurt te vitit 1926, dy vjete pas kartmonedhes qe nxori Vlora.