Shkarkohen drejtorët e doganave

Furtunë’ ndryshimesh ka ndodhur së fundmi në doganat e vendit.

Bëhet me dije se janë shkarkuar nga detyra disa drejtorë të doganave në qarqe.

Është larguar kreu i doganës së Tiranës, Arben Krasniqi. Në vendin e tij është emëruar Skerdi Rama.

Gjithashtu është larguar edhe drejtori i doganës së Durrësit, Denis Shabani dhe zëvendësohet nga Rubin Shehu.

Edhe drejtori i doganës në Kapshticë, Olsi Konomi është larguar nga detyra që mbante.

Në vend të tij është emëruar Julian Çollaku.

Loading...