U ndodh shpesh personazheve të njohur të ekranit që të përballen me komente apo mesazhe të pakëndshme dhe kritike, për postimet që bëjnë në rrjetet e tyre sociale.
Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë një video ku ajo ndodhet në mesin e një fushe me tulipanë. Teksa këputë disa tulipanë, Alketa përcjell një mesazh falënderimi për të gjitha vajzat.
Por sërish një komentuese i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se po bën një shkelje, pasi nuk lejohet që të këputen tulipanët. Ndërkohë Alketa i është kthyer e revoltuar dhe ka thënë se për këtë që është duke bërë ka marrë leje dhe se nuk është ajo që i prish imazhin Shqipërisë.
“Po më fal por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty. Prandaj Holanda do me heq vizat se ju s’keni turp. Na turpëruat!!!!!”, shkruan komentuesja në video.