Një shqiptar u përfshi në sherr të ashpër me një pronar italian të një bari në Torino.
Shqiptari 32 vjeç, pasi kishte nisur të zihej me fjalë me italianin, e ka “ftuar” atë për sherr jashtë lokalit.
Pas kësaj, 32-vjeçari ka nisur ta gjuajë me thikë italianin, duke i shkaktuar lëndime serioze.
Sherri ka nisur pasi shqiptari më herët kishte pasur një konflikt me mikun e italianit, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Policia italiane identifikoi agresorin dhe e arrestoi atë. Mbi shqiptarin e dhunshëm bien dy akuza. Ata janë: “tentativë vr asjeje” dhe “posedim i sendeve të paligjshme”.
Kjo pasi gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e shqiptarit (që jetonte më vëllanë) i janë gjendur sende me vlera të mëdha, si dhe para të gatshme në vlerën prej 2 800 euro.
Vëllai i shqiptarit të përfshirë në sherr u arrestua gjithashtu, për posedim të mallrave të vjedhura.
Incidenti ka ndodhur më datë 4 prill, por autoritetet policore italiane vetëm tani kanë vepruar, pasi kanë identifikuar shqiptarin.