Për shkak të vesit të tij, u detyrua të shiste gjithçka, përfshirë edhe shtëpinë – Burri i kërkon falje ish-bashkëshortes 6 vite pas divorcit

Këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur Agimi i cili donte t’i kërkonte falje ish bashkëshortes së tij, Mirës.

Siç tregoi edhe ai vetë, Agimi dhe Mira kanë katër fëmijë dhe së bashku kishin disa biznese derisa bixhozi u fut mes tyre.

Për shkak të vesit të tij, Agimi u detyrua të shiste gjithçka, përfshirë edhe shtëpinë në të cilën jetonte me familjen.

Pasi situata vazhdonte të përkeqësohej Mira mori vendimin që të ndahej nga bashkëshorti.

Gjatë programit ajo u rrëfeu:

Unë nuk i besoj fjalëve të tij sepse ai nuk do të ndryshojë. Nuk është hera e parë që i thotë këto fjalë, por unë nuk dua që të flasë. Të gjitha gjërat mund t’ia fal, por vetëm kur më nxori nga shtëpia jo se nuk kisha as një njeri.”

Ndërsa, Agimi u shpreh se ishte penduar dhe se thjesht donte që të vendoste një urë komunikimi midis tyre për fëmijët.

Ai tregoi:

Unë kam ardhur këtu se unë e ndiej që jam fajtor ndaj saj. Unë i kam shumë borxhe Mirës, por dua vetëm që të flasim me njëri-tjetrin asgjë më shumë. Kanë kaluar katër muaj që nga llotoja e fundit që kam vënë dhe jam betuar që nuk do të luaj më.”

Loading...