Që prej korrikut të vitit 2018, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze.
Xhensila dhe Besi e kanë treguar gjithmonë që Ajka është pika e saj e dobët edhe pse kanë preferuar që ta mbajnë larg mediave.
I ftuar në barin e emisionit “THUMB” nga Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, aktori ka treguar arsyen pse nuk publikojnë asnjë foto të Ajkës ndonëse interesi publik është i madh.
“Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë.
Fëmija im ka kohë të rritet dhe të vendosë vetë për veten e tij. Ndonjëherë i bëjmë ndonjë foto të bukur dhe themi “ahh sikur ta hidhnim këtë në Instagram, sa bukur ka dalë “.