Pjesë e grupit të grabitjes në Rinas dhe një femër

Në përpjekje intensive për të zbardhur grabitjen e 9 prillit 2019 në aeroportin e Rinasit, prokurorët dhe grupi i hetimit, kanë dyshime të forta se automjeti që u përdor nga grabitësit, është modifikuar në një servisi në një lagje shumë të njohur të Elbasanit.

Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur nën hetim dhe kanë marrë në pyetje një shtetas nga qyteti i Elbasanit, për të dhënë identitetin e personave që i kishin kërkuar të modifikonte mjetin tip Wolksvagen dhe për të vënë mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ky person është pyetur nga grupi i hetimit, por nuk ka ende të dhëna konkrete, përderisa hetimi për këtë grabitje konsiderohet “Top Secret”.

Loading...