Mbretëresha Elizabeth feston ditëlindjen, mbush 93 vjeç! Harry dhe Meghan e urojnë në mënyrën më të veçantë!

Ditën e sotme Mbretëresha Elizabeth feston ditëlindjen e saj dhe mbush plot 93 vjeç.

Në këtë ditë të shënuar nuk kishte si të mungonte një urim publik nga princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle.

Këto të fundit kanë zgjedhur që ta urojnë në një mënyrë mjaft të veçantë, duke publikuar në llogarinë e tyre të përbashkët në Instagram foto të Mbretëreshës Elizabeth kur ka qenë e re në moshë, dhe disa të tjera ku ajo shoqërohej nga Harry dhe Meghan.

“Gëzuar ditëlindjen, Madhëria Juaj, zonjë, gjyshe!

Të urojmë një ditë të mrekullueshme. Harry dhe Meghan!”- shkruan dyshja krah fotove në fjalë.

Loading...